×
  • Sport
  • Sport

    Dhjetë sportistët më të paguar në botë 2024 – veteranët ende mbajnë fronin

    Insajderi
    16 May 2024 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista e njohur Forbes ka shfaqur të enjten listën e sportistëve më të paguar në botë, ku në vendin e parë është ylli i futobllit Cristiano Ronaldo.

    Ylli portugez me kontratën e fundit me Al-Nassr fiton 200 milionë dollarë në vit, duke u bërë sportisti më i paguar në botë edhe një herë tjetër.

    Sulmuesi që ka shënuar 48 gola në edicionin aktual, fiton edhe 60 milionë dollarë me marrëveshjet sponsorizuese.

    Vendin e dytë e zë Jon Rahm në golf, ndërsa i treti në këtë listë është Lionel Messi

    LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo zënë vendin e katërt dhe të pestë. Në top 10 vedn zënë edhe Kylian Mbappe, Neymar dhe Karim Benzema.

    Më poshtë e gjeni renditjen e plotë dhe mënyrën se si i përfitojnë paratë yjet e sportit.

    #1 • 260 milionë dollarë
    Cristiano Ronaldo
    Në fushë: 200 milionë dollarë | Jashtë fushës: 60 milionë dollarë | Vendi: Portugali | Sporti: Futboll | Mosha: 39 vjeç

    #2 • 218 milionë dollarë
    Jon Rahm
    Në fushë: 198 milionë dollarë | Jashtë fushës: 20 milionë dollarë | Vendi: Spanjë| Sporti: Golf | Mosha: 29 vjeç

    #3 • 135 milionë dollarë
    Lionel Messi
    Në fushë: 65 milionë dollarë | Jashtë fushës: 70 milionë dollarë | Vendi: Argjentinë | Sporti: Futboll | Mosha: 36 vjeç

    #4 • 128,2 milionë dollarë
    Lebron James
    Në Fushë: 48.2 milionë dollarë | Jashtë fushës: 80 milionë dollarë | Vendi: SHBA| Sport: Basketboll | Mosha: 39 vjeç

    #5 • 111 milionë dollarë
    Giannis Antetokounmpo
    Në fushë: 46 milionë dollarë | Jashtë fushës: 65 milionë dollarë | Vendi: Greqi| Sport: Basketboll | Mosha: 29 vjeç

    #6 • 110 milionë dollarë
    Kylian Mbappe
    Në fushë: 90 milionë dollarë | Jashtë fushës: 20 milionë dollarë | Vendi: Francë| Sporti: Futboll | Mosha: 25 vjeç

    #7 • 108 milionë dollarë
    Neymar
    Në fushë: 80 milionë dollarë | Jashtë fushës: 28 milionë dollarë | Vendi: Brazil | Sporti: Futboll | Mosha: 32 vjeç

    #8 • 106 milionë dollarë
    Karim Benzema
    Në fushë: 100 milionë dollarë | Jashtë fushës: 6 milionë dollarë | Vendi: Francë | Sporti: Futboll | Mosha: 36 vjeç

    #9 • 102 milionë dollarë
    Stephen Curry
    Në fushë: 52 milionë dollarë | Jashtë fushës: 50 milionë dollarë | Vendi: Shtetet e Bashkuara | Sport: Basketboll | Mosha: 36 vjeç

    #10 • 100,5 milionë dollarë
    Lamar Jackson
    Në fushë: 98.5 milionë dollarë | Jashtë fushës: 2 milionë dollarë | Vendi: Shtetet e Bashkuara | Sporti: Futboll Amerikan | Mosha: 27 vjeç/Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark