
Dhjetë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, pesë prej tyre janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lëndimet kryesisht i kanë në gjoks e qafë.
Kështu konfirmoi për Insajderin Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, teksa shtoi se katër prej tyre janë liruar në shtëpi.
“Në orët e hershme të mëngjesit janë sjell 9 të lënduar pas orës 07:00 është sjell edhe i 10-ti. Pesë janë transferuar për në QKUK, katër të tjerët janë liruar për në shtëpi. Gjendja e tyre ka qenë stabile, kanë pasur lëndime në ekstremitete. Ndërsa, të tjerët kanë lëndime në gjoks, qafë dhe ekstremitete për atë janë dërguar në QKUK”, ka konfirmuar ai.