×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i granatës në Prizren – 9 të lënduar, policia në kërkim të tre personave

    Insajderi
    22 November 2023 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    9 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një granate dore. Ngjarja ka ndodhu rreth orë 5 të mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren.

    Vesel Gashi, zëdhënës I policisë ka informuar për Insajderin se tre persona janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.

    Ndërsa të lënduarit janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

    Përgjigja e policisë:

    Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te tregu i kafsheve ne Prizren.

    Nga informatat e pare dyshohet se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore.

    Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke marrë tratim mjekësor.

    Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.

     Ne vendngjarje kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

    Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark