Një tren me pasagjerësh ka dalë nga binarët në afërsi të Nju Jorkut dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.
Incidenti ndodhi në Nju Park Hyde në Nassau County. Është raportuar se ka vetëm lëndime të lehta trupore.
Treni Long Island Rail Road kishte rreth 600 pasagjerë. Ai doli nga binarët rreth orës 21:00, sipas kohës sonë lokale, njofton BBC.
Raportohet se është goditur me një tren pune rreth 32 km në lindje të njësisë bashkiake Manhatan të Nju Jorkut.
Njëzet e nëntë persona u dërguan në spital me lëndime si thyerje të eshtra dhe tronditje./Insajderi.com