Së paku 23 ushtarë egjiptianë janë vrarë, përfshirë dhe një kolonel, në një sulm vetëvrasës me bombë në një pikë ushtarake kontrolli në veri të Sinait të premten, sipas burimeve të sigurisë, raporton Reuters.
26 ushtarë të tjerë janë lënduar gjatë sulmit, përderisa përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë ISIS.
Pas sulmit me bombë përmes një automjeti, militantët e ISIS-it u sulën me granata në një bazë ushtarake pak më larg se pika e kontrollit.
Ushtria egjiptiane i është kundërpërgjigjur sulmit gati menjëherë duke vrarë rreth 40 militantë, të cilët dyshohet të kenë shkatërruar gjashtë automjete. /Inajderi.com
Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë