×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Dhjetra viktima të koronavirusit në Bosnje dhe Hercegovinë

    Insajderi
    01 December 2020 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave më të fundit nga institucionet e etniteteve, 45 njerëz kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit në Bosnjë dhe Hercegovinë në 24 orët e fundit dhe 1.115 raste të reja të COVID-19 janë raportuar.

    Në Institutin e Shëndetit Publik të entitetit të Federatës së BeH në 24 orët e fundit, janë testuar 2.476 mostra, prej të cilat 780 ishin pozitive në SARS-CoV-2. Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BeH, sipas agjencisë Fena.

    Deri më sot, 37.867 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH e prej tyre për 24 orët e fundit shërimi është konfirmuar te  573 pacientë. Aktualisht janë aktive 17.464 raste pozitive për SARS-CoV-2.

    Në 24 orët e fundit, 25 vdekje të reja u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BeH. Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BeH është 1.577.

    Prej raportimit të fundit mbi situatën epidemiologjike në entitetin e BeH, Republika Serbe, 894 mostra laboratorike janë testuar, dhe koronavirusi është konfirmuar në 335 persona në këtë pjesë të BeH.

    “Në 24 orët e fundit, 20 vdekje janë raportuar në Institutin e Shëndetit Publik të RS, në të cilin është konfirmuar prania e koronavirusit”, u kumtua në Institutin e Shëndetit Publik RS. Deri më tani, 30.287 raste të koronavirusit janë konfirmuar në RS dhe 1.068 njerëz kanë vdekur. Prej fillimit të paraqitjes së epidemisë në RS, 15.017 njerëz janë shëruar nga koronavirusi, dhe gjithsej 133.383 njerëz janë testuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve në spitale në RS është 1.190./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark