"Dhuna në çdo rrethanë është e papranueshme", KOMF kërkon drejtësi për sulmin ndaj 13 vjeçarit, Belgin Jashari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “Dhuna në çdo rrethanë është e papranueshme”, KOMF kërkon drejtësi për sulmin ndaj 13 vjeçarit, Belgin Jashari

    Insajderi
    25 April 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF)

    “Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF)  a ndjekur me shqetësim dhe keqardhje pamjet e publikuara në media që dokumentojnë se kur një i rritur përdorë dhunë fizike ndaj një fëmije derisa zhvillohet një ndeshje futbolli mes dy klubeve të fëmijëve në Fushë Kosovë.”, thuhet në reagim.

    Tutje në reagimin e KOMF thuhet se dënon me forcë këtë akt të papranueshëm dhune, i cili jo vetëm që përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës, por dëmton rëndë edhe sigurinë emocionale dhe psikologjike të fëmijëve të pranishëm.

    “Dhuna ndaj fëmijëve është e pajustifikueshme, veçanërisht kur ndodh në hapësira që duhet të jenë të sigurta, edukative dhe nxitëse për zhvillimin e tyre. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse, është fakti se sipas dëshmive të publikuara, sulmi ka pasur edhe motive racore”.

    “KOMF i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë këtë ngjarje dhe të marrin masat e menjëhershme ndaj personit përgjegjës. Ndëshkimi i këtij akti është i domosdoshëm për të dhënë mesazhin se dhuna, racizmi dhe çdo formë tjetër e sjelljes së papërshtatshme nuk kanë vend në sport, e aq më pak në aktivitete ku marrin pjesë fëmijët”, thuhet në njoftim.

    Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

    Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit Ashkali.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark