Insajderi
Lajme

Dhuna për qëllime politike ka efekte negative në shoqëri

Insajderi
19 March 2016 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pamjet e dhunës të muajve të fundit si pasojë e krizës politike në vend, mund të kenë pasoja për shoqërinë.

Dashamir Bërxulli, profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se në këto rrethana mund të rritet radikalizmi i akseve të caktuara nga qytetarët.

“Po ta shikosh me vëmendje, mund të rritet radikalizmi i akseve të caktuara nga qytetarët. Edhe nëse s’ka ngjyrim politik, përgjithësisht nisen nga një sfond politik i tensionuar dhe i radikalizuar me plot dhunë, agresivitet verbal dhe etiketime të ndryshme”, ka thënë ai.

“Normalisht, kjo e rrit në shoqëri shkallën e pasigurisë dhe shkallën e pranueshmërisë së dhunës, si mjet për shprehjen e zemëratës së popullatës, pavarësisht se disa arsye edhe mund të jenë të vërteta”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë.

Për disa muaj rresht, kundërshttitë në mes të kampit qeverisës dhe partive opozitare kanë eskaluar në dhunë.  Pamjet e dhunës janë përcjellur jo vetëm në rrugë por edhe në Kuvendin e Kosovës.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i sociologjisë, Shemsi Recica, që thotë se pamjet e dhunës krijojnë model që mund të përcillet nga të rinjtë.

“Dëmi më i madh, në këtë situatë, i përdorimit të dhunës, qoftë nga njëra palë ose pala tjetër, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një modeli, ose një modeli negativ të shoqërisë tonë ose një model negativ që do të përcillet te të rinjtë”, ka thënë ai./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark