Dhunë në Kashmir, 7 ushtarë pakistanezë të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dhunë në Kashmir, 7 ushtarë pakistanezë të vrarë

    Insajderi
    14 November 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pakistani tha se shtatë ushtarë të tij janë vrarë nga granatimet e Indisë në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

    Ushtarët janë vrarë në sektorin Bhimber, në pjesën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani, tha ushtria pakistaneze.

    Trupat e Pakistanit i janë përgjigjur qitjes së “paprovokuar” të Indisë, tha ushtria.

    Të dyja vendet vazhdimisht akuzojnë njëri-tjetrin për qitje dhe granatime të paprovokuara.

    Tensionet midis dy fuqive bërthamore janë rritur qysh në shtator, kur India ka akuzuar militantët pakistanezë për një sulm kundër ushtrisë së saj në Kashmir, i cili ka lënë të vrarë 18 ushtarë, shkruan rel.

    Kashmiri ka qenë i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit qysh në fund të sundimit britanik më 1947.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark