Insajderi
Lajme

Dhunohet dhe abuzohet një i mitur në Ferizaj

Insajderi
16 December 2025 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhunohet dhe abuzohet një i mitur në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në territorin e Ferizajt, ku një i mitur dyshohet të jetë dhunuar, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më datë 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, stacioni policor në Fushë Kosovë ka pranuar informacion lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit seksual ndaj një të mituri. Dyshimet fillestare sugjerojnë se viktima është kontaktuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se specialistët për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të siguruar drejtësi.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, dhe duke garantuar konfidencialitetin e plotë si dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu thuhet se autoritetet janë duke punuar intensivisht në identifikimin e personit të dyshuar dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri.

Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.

Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës,

policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark