09:10 - 11 Shkurt 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një mashkulli kosovar. Sipas raportit, i njëjti dyshohet për veprën penale dhunim ndaj një vajze, shtetase kosovare.

Sipas policisë, ai dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar vajzën duke u paraqitur si zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 10.09.2022 – NN. Me datën 10.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë