Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dhurata Dora, ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen e 28-të.
Me këtë rast ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, me anë të të cilave falënderon fansat edhe për projektin e fundit të titulluar “Harrom”.
Ajo shton se nuk mund të dëshironte një ditëlindje më të mirë kur ka arritur një milion klikime me “Harrom” në vetëm dy ditë.
“Ditëlindja ime nuk mund të ishte më e mirë se kaq. 1 milion ‘Harrom’, një prej këngëve të mia të përzemërta. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, nuk do të ju lë kurrë dhe do të punojë edhe më shumë. Faleminderit”, ka shkruar ajo.
Imazhet në fjalë e shfaqin artisten Dora në formë të mahnitshme, e veshur në një kostum ngri shkëlqyes.
Urimet në anën tjetër nuk munguan nga miqtë dhe fansat që mban në llogarinë personale, Instagram.
“Harrom” është lansuar saktësisht ditën e martë (22 dhjetor) dhe u prit mjaft mirë nga publiku.