Kompanitë “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties” në mediat serbe janë paraqitur si firma ruse, por të gjitha të dhënat tregojnë se janë të lidhura me ministrin e financave të serbisë, Sinisa Mali, që pretendohet se ka blerë tani ndërtesën BIGZ në Beograd. Në këtë ndërtesë do të jetë edhe klinika e re e Djihan Abazovic dhe Milica Djurdjic, partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabic, pretendohet në median malazeze.
Nuk dihet çmimi i shitjes së ndërtesës që është monument kulture në Serbi por sipas gazetarit Predrag Popovic që i ka thënë televizionit malazias Gradska RTV se kjo ishte blerë për rreth 3.7 milionë euro.
Raportohet se pikërisht në ndërtesën e BIGZ do të hapet një klinikë pronarë të të cilës do të jenë Djihan Abazovic, vëllai i kryeministrit malazias Dritan Abazovic, dhe Milica Djurdjic, partnerja e kryeministres serb Ana Brnabic.
Në Serbi ka kohë që dihet se vëllezërit Mali, Sinisa dhe Predrag, kanë marrëdhënie shumë të mirë me Ana Brnabic dhe vëllain e saj, Igor Brnabic, partnerë në biznese të ndryshme.
“Kohëve të fundit ata kanë blerë disa ndërtesa dhe kompani në Beograd. Më e rëndësishmja ndërtesa ‘Beogradjanka’ që ministri serb Sinisa Mali e ka blerë më 2020’n, e vitin e kaluar përflitej se ka blerë për 3.7 milionë euro atë të BIGZ. Një pjesë e hapësirës është ndarë për klinikën që do të hapet ku bashkëpronarë janë Milica Djurdjic, partnerja e Ana Brnabic dhe Djihan Abazovic, vëllai i Dritan Abazovic” ka thënë Predrag Popovic.
Megjithëse kompanitë ruse “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties” janë të regjistruara në Rusi, emrat e pronarëve në letër nuk janë të njohura për publikun në Serbi, thotë Poppovic, por janë të ndërlidhura me ministrin serb Sinisa Mali.
“Disa prej tyre, e është një listë prej dhjetëra emrash, që nuk kanë domethënie as tek ne as tek ju, por ata janë bashkpunëtorë të tij në disa kompani offshore dhe dy nga ministria e financave, të cilën ka dy vite që e udhëheqë Sinisa Mali. Kështu që s’ka dilema se janë të lidhura direkt me të” sipas Popovic.
Pronari i tretë i klinikës nuk dihet, por aty ku është Sinisa Mali, aty e gjeni edhe Andrej Vucic, theksoi Popovic.
Tek ky fakt të çon fakti se Andrej Vucic ka marrëdhënie të afërta partneriteti me Predrag Mali, vëllain e ministrit Sinisa Mali. Ata së bashku kryejnë lloj lloj biznesesh në Beograd. A do të kyçet Andrej përmes logjistikës, financave apo në ndonjë mënyrë tjetër, kjo është çështje e marrëveshjes. Në çdo rast, në secilin biznes ku është i përfshirë njëri nga vëllezërit Mali, aty është edhe Andrej Vucic pretendon Popovic.
Sipas tij, është e qartë se kryeministri Abazovic ka shumë arsye që të kthejë borxhet presidentit serb Aleksandar Vucic, mes tjerash edhe për shkak të klinikës, të cilën siç pretendon do ta hap vëllai i tij Djihan.
“Ai pranoi që të jetë pjesëmarrës në atë që Aleksandar Vulin, ministri i tanishëm i policisë, e quan bota serbe. Kur Aleksandar Vulin e quan bota serbe, ai mendon bota e Vucic. Aleksandar Vucic punon vetëm për vete.”
Ai tani po shfrytëzon Dritan Abazovic që të realizoj disa interesa të vet në Mal të Zi, si kishte bërë deri dje e ndoshta e edhe në të ardhmen me Andrija Mandic dhe pionë të tjerë. Mendoj se kjo lloj ujdie, që nuk ka lidhje me vullnetin e Malit të Zi e as të Serbisë, nuk është në interesin as të Malit të Zi e as Serbisë, e as rajonit sipas Popovic.
Kryeministri malazez Abazovic, që në shkurt, asokohe në postin e zëvendës kryeministrit, në një intervistë me televizionin publik kroat HRT, kishte konfirmuar se presidenti serb Aleksandar Vucic, vëllait të tij – që sipas Abazovic është një mjek i shkëlqyer – i ka dhuruar një klinikë në Beograd. Kryeministri Abazovic më vonë ishte arsyetuar se deklarata ishte ironike, që ishte demantuar më vonë nga gazetarja e HRT