×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dialogu vazhdon në BE, Bislimi udhëtoi drejt Brukselit

    Insajderi
    03 April 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

    Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

    Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark