Insajderi
Zgjedhjet 2026

Diana Shehu Devaja nga Gjakova: Mbështetja e vendlindjes ka vlerën më të madhe

Insajderi
18 December 2025 - 15:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diana Shehu Devaja nga Gjakova: Mbështetja e vendlindjes ka vlerën më të madhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e PDK-së, Diana Shehu Devaja, ka ndarë një postim nga Gjakova, ku ka treguar emocionet e saj për takimin me qytetarët e vendlindjes.

Ajo ka thënë se ishte kënaqësi të ishte pranë bashkëvendësve të saj, duke theksuar se Gjakova është vendi ku ka nisur gjithçka dhe ku përkrahja ka peshë të veçantë.

“Me zemër dhe përgjegjësi, pres dhe besoj në mbështetjen e qytetit tim”, ka shkruar ajo.

Në fund të postimit, Shehu Devaja ka përcjellë mesazhin: “Bashkë. Përpara. Gjakova”, duke shprehur edhe përkrahjen për PDK-në dhe kandidatët e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark