Insajderi
Lajme

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj

Insajderi
16 October 2026 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja e qytetit dhe ka vijuar në drejtim të bashkisë.

Gjatë zhvillimeve, është goditur edhe furgoni i Policisë në qytet.

Të rinjtë kanë dalë në rrugë për t’iu bashkuar lëvizjes që është shtrirë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata në Peshkopi.

Ndërkohë ka patur dhe shoqërime nga policia, teksa në video efektivët dëgjohen duke ofenduar të rinjtë gjatë shoqërimit. /Tch/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark