Insajderi
Botë

“Diçka po lëviz …’, deklarohet Merz pas telefonatës me Trumpin

Insajderi
13 August 2025 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Diçka po lëviz …’, deklarohet Merz pas telefonatës me Trumpin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se armëpushimi në Ukrainë duhet të jetë hapi i parë drejt një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme.

Ai këmbëngul në parimin europian se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes dhunës”, ndërsa thotë se çdo diskutim territorial duhet të lidhet me vijën e kontaktit.

Ai gjithashtu thotë se partnerët europianë duan të shtyjnë për “garanci të forta sigurie për Ukrainën”.

“Strategjia bazohet në mbështetjen e Ukrainës dhe në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë. Pra, nëse në Alaskë nuk ka lëvizje nga ana ruse, atëherë SHBA-ja dhe europianët duhet të rrisin presionin”.

Merz thotë se Trump “ndjek kryesisht” qëndrimin europian dhe thotë se ishte një “bisedë shumë e mirë dhe konstruktive”.

Ai përfundon me një notë optimiste:”Ka shpresë se diçka po lëviz. Ka shpresë se mund të ketë paqe në Ukrainë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark