Insajderi
Showbiz

Diddy drejt lirisë? Avokatët bëjnë lëvizjen e papritur

Insajderi
09 April 2026 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diddy drejt lirisë? Avokatët bëjnë lëvizjen e papritur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sean “Diddy” Combs mund të lirohet nga qelia që gjatë ditës së sotme, teksa ekipi i tij ligjor paraqitet përpara një gjykate federale apeli me një strategji të re mbrojtjeje.

Avokatët e reperit pritet të argumentojnë se të ashtuquajturat festa “freak-offs” nuk përbënin shkelje ligjore, por ishin shfaqje seksuale të improvizuara (kinky porn), të cilat mbrohen nga Kushtetuta e SHBA-së.

Ky argument konsiderohet mjaft i fortë nga ana juridike, pasi Diddy u dënua bazuar mbi Aktin Mann – një ligj që ndalon transportimin e personave mes shteteve për qëllime prostitucioni.

Mbrojtja pretendon se Akti Mann nuk mund të aplikohet në këtë rast, duke thënë se netët në hotele ishin performanca seksuale të koreografuara, me kostume dhe lojëra rolesh, të cilat xhiroheshin si pornografi amatore për t’u parë më vonë nga Combs dhe partneret e tij.

Sipas tyre, prodhimi dhe shikimi i materialeve të tilla mbrohet nga Amendamenti i Parë dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ndiqet penalisht.

Megjithëse prokurorët i kanë cilësuar këto pretendime si “të pabaza”, ekspertët ligjorë pranojnë se ky nuk është një rast tipik i shkeljes së Aktit Mann.

Një tjetër pikë kyçe e apelimit është kohëzgjatja e dënimit prej 50 muajsh, të cilin mbrojtja e konsideron të paprecedentë, duke theksuar se dënimi tipik për raste të ngjashme është vetëm 15 muaj. Deri më tani, Diddy ka shlyer 19 muaj burgim.

Avokatët argumentojnë se gjyqtari ka gabuar duke marrë parasysh prova që lidhen me akuza më të rënda, si shantazhi dhe trafikimi seksual, për të cilat Combs u shpall i pafajshëm.

Sipas mbrojtjes, çdo provë e dhunës ose detyrimit, përfshirë edhe videon e famshme të Cassie-t, nuk duhej të ndikonte në vendim.

Seanca për dëgjimin e argumenteve zhvillohet sot, ndërkohë që mbetet e paqartë se kur gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark