Për gazetën austriake Die Presse, treni serb i cili u ndalua të futej në territorin e Republikës së Kosovës të shtunën, “ishte një propagandë e Serbisë, e prodhuar nga Rusia.”
“Dizajni duket i mirë, por është më ndyshe seç duket. Shënimi ‘Kosova është Serbi’, është shprehur në 21 gjuhë në trenin e pikturuar në ngjyrat kombëtare të flamurit serb kuq, kaltër dhe bardhë, i cili për herë të parë pas 17 vitesh parashihej të udhëtonte nga Beogradi në Mitrovicë. Ulëset me ngjyrat kombëtare dhe portretet me motive nga manastiret serbe të Kosovës kanë për qëllim që të rrisin disponimin patriotik të udhëtarëve. Por të paktën në lëvizjen e parë të tij, fushata propagandistike nga prodhimi rus nuk arriti të shkonte në Kosovë, të shtunën në mbrëmje”, shkruan Die Presse.
“Për shkak se Qeveria e Kosovës ka dhënë udhëzime për të ndaluar trenin “me çdo kusht”, dhe i dërgoi forcat speciale në kufi, vetë Beogradi i dha fund udhëtimit të tij në kufizuese Rashkë: shoferët e autobusëve vënë udhëtimin e tyre në qytetin e ndarë të Kosovës Kosovska Mitrovica”, vazhdon shkrimin e saj e përditshmja austriake.
Më tutje, Die Presse përcjell deklaratat e të udhëheqësve të të dyja shteteve.
“Prishtina kishte përgatitur ‘lojëra luftash’ për të provokuar ‘një konflikt në masë të madhe’, tha i indinjuar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.”
“Prishtina, në anën tjetër, e akuzoi Beogradin se po përpiqet të ‘destabilizoi’ shtetin e ri të Kosovës. Kosova respekton lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tha presidenti i shtetit, Hashim Thaçi. Por hyrja e trenit me ‘slogane nacionaliste’ ishte ‘absolutisht e papranueshme'”, shkruan Die Presse. /Insajderi.com