Insajderi
Lajme

Diell e shi, parashikimi i motit për nesër

Insajderi
09 June 2026 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diell e shi, parashikimi i motit për nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites vranësirat pritet që lokalisht të zhvillohen dhe të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, me mundësi për breshër, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark