Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 42-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.
Ajo kishte publikuar plot fotografi të ndryshme nga fëmijëria, duke kujtuar ndër të tjerash edhe lidhjen e fortë që kishte me të atin e saj, Remzi Kolgecin.
Sot pas pesë vitesh, Diellza thotë se nuk i heq asnjë pikë e presje atij postimi të pesë viteve më parë, por thjeshtë është përmbushur më shumë me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Helena Rela.
“Pesë vite që kur e kam shkrua këtë, urime për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në Facebook.
Përndryshe, bukuroshja e njohur jeton së bashku me vajzën dhe partnerin e saj, Fisnik Rugova, në Prishtinë, teksa vazhdon të mbetet njëra ndër femrat më atraktive shqiptare, e cila duket vitale dhe e freskët edhe pas kaq vitesh nga shpallja e saj “Miss”.