Dieta treditore për të humbur kaloritë e festave, ja këshillat e dietologes - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dieta treditore për të humbur kaloritë e festave, ja këshillat e dietologes

    Insajderi
    01 January 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas festave të Vitit të Ri, të gjithë e ndjejmë veten më të rënduar, madje është “normale” edhe të kemi shtuar peshë 2-3 kg. Si çdo fillimvit, dëshira për të nisur një dietë është gati-gati urgjente, por nëse ia del apo jo, kjo është një çështje tjetër.

    Si fillim, dietologia Blerina Bombaj ka këshilluar sot ndjekjen e një diete treditore, e cila është provuar se rrëzon ndjeshëm sasinë e sheqerit të grumbulluar gjatë ditëve të festave.

    Kështu, për ta pasur më të thjeshtë rënien në mënyrë të ngadaltë nga pesha, kjo dietë ju vjen në ndihmë. Siç këshillon Blerina, me intervale të ndryshme, ajo mund të ndiqet deri në 12 javë për një rezultat më efikas.

    Dita 1

    Mëngjes

    2 lugë të mëdha gjizë pa kripë

    2 vezë shkurte

    1 lëng qitro me xhinxher

    Paradite

    1 kuadrat çokollatë e zezë

    Dreka

    Një supë me qiqra dhe curry

    Sallatë jeshile

    Pasdite

    10 bajame

    1 lëng shege

    Darkë

    Lakër Brukseli me pak djathë parmixhan të grirë

    1 kupë oriz basmati të zier me karafil dhe kurkume

    1 çaj mali me rozmarinë dhe mjaltë

    Dita 2

    Mëngjes

    Panxhar, selino, xhinxher – të shtrydhur

    1/4 avokado

    1 vezë të zier

    Paradite

    Çokollatë e zezë

    Drekë

    Sallatë me thjerëza

    Supë me spinaq

    Pasdite

    2 arra Brazili

    1 lëng portokalli

    Darkë

    Sallatë lakër të bardhë e të kuqe, majdanoz

    2 lugë elb të zier, 2 kërpudha të pjekura me rozmarinë

    1 çaj me kanellë dhe kurkume

    Dita 3

    Mëngjes

    Lëng molle dhe rozmarinë të shtrydhur

    Suxhuk me kumbulla të thata, fara dhe arrë kokosi

    Paradite

    Një çokollatë të zezë

    Drekë

    Supë me panxhar të pjekur dhe arra

    Sallatë me kuinoa

    Pasdite

    2 arra

    1 kivi

    Darkë

    1 kupë kungull dimri pure, me gjizë

    1 omletë me speca të kuq

    1 çaj me sherebelë dhe mjaltë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    03 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark