Mbrëmë rreth mesnatës është djegur një kontejner i policisë i vendosur në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ në pjesën veriore të Mitrovicës.
Këtë rast e ka konfirmuar për Insajderin zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se kontejneri ishte vendosur në pronë private të një personi, nga i cili e kanë pasur pëlqimin paraprak.
Sipas tij, në atë pronë ka pasur leje për ndërtimin e dy shtëpive shqiptare.
Megjithatë, Hoti i ka thënë Gazetës Insajderi se kontejneri nuk pa pasur shenja identifikuese të policisë.
Hoti ka thënë se policia është duke e hetuar rastin për të cilin dyshon se është djegie e qëllimshme.
Këtë rast policia e ka cilësuar si ‘dëmtim i pronës’./Insajderi.com