×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Digjet një fabrikë në Drenas

    Insajderi
    11 March 2024 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fabrikë është përfshirë nga flakët në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas, pranë parkut të biznesit.

    Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke hetuar rastin. Fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, mirëpo shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një inicident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërm në Drenas. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë“, theksoi Ahmeti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark