Insajderi
Lajme

Digjet një pronë e drejtorit serb në Leposaviq, Vokrri thotë se e bënë ‘banditët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit’ (VIDEO)

Insajderi
23 March 2024 - 19:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Digjet një pronë e drejtorit serb në Leposaviq, Vokrri thotë se e bënë ‘banditët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit’ (VIDEO)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvëndësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka bërë të ditur se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq.

Vokrri thotë se kjo është bërë nga “banditët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit”, transmeton Klankosova.tv.

“Banditët e Radoiçiqit & Vuçiqit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević. Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”, shkroi Vokrri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark