Një shtëpi është djegur në Malishevë, konkretisht në fshatin Rudë.
Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri.
Policia në raportin 244 orësh ka njoftuar se në këtë rast nuk ka pasur të lënduar.
“Fsh.Rudë, Malishevë 22.08.2023-12:47.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ,ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.