×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet vetura e Tëvë1 në Zubin Potok

    Insajderi
    29 May 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Zubin Potok protestuesit serbë e kanë djegur veturën e televizionit “Tëvë 1”.

    Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.

    AGK-ja u ka bërë thirrje NATO-së, KFOR-it dhe EULEX-it që të reagojnë sa më parë në mënyrë që gazetarët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës.

    AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.

    Më herët u raportua se protestuesit kanë filluar të shpërndahen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark