Ish presidenti i Çadit, Hissene Habre, është shpallur sot fajtor për krime kundër njerëzimit për dhënien e urdhërit për vrasjen dhe torturimin e mijëra kundërshtarëve politik gjatë kohës sa ishte në pushtet.
Habre e kishte marrë pushtetin në vitin 1982.
Ai është dënuar më burgim të përjetshëm nga Dhoma Speciale Afrikane, e krijuar në vitin 2013 nga Senegali dhe Unioni Afrikan, njofton Evropa e Lirë.
Verdikti është dhënë pas një beteje gjyqësore 16 vjeçare e nxitur nga viktimat dhe aktivistët e të drejtave të cilët kërkonin që ish udhëheqësi i fuqishëm të dal para drejtësisë në Senegal.
Në këtë shtet, Habre kishte ikur pasi u largua nga pushteti gjatë kryengritjes së vitit 1990. /Insajderi.com