Kryeministri Albin Kurti përdorte gjuhë polarizuese në drejtim të opozitës në zgjedhjet e parafundit parlamentare. I quante hajvanë, e tallej me emra të subjekteve politike “Pëdëkyhi” e “Lëdëkyhi”. Megjithatë, Kurti ka vendosur të zbutet.
Zbutja e Kurtit po vërehet edhe në komunikatat që po lëshon Qeveria e Kosovës. Në një njoftim të së dielës për takimin Kurti-Hamza, qeveria thotë se u diskutua mundësia për një kapitull të ri komunikimi dhe dialog konstruktiv qeveri-opozitë, shkruan Insajderi.
“Kryeministri Kurti falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar. U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik”, thuhet ndër të tjera.
Kjo u tha teksa kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjidhja e çështjes së presidentit. Në njoftim bëhet e ditur se Kurti do ta takojë nesër kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.
“Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm. Kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/
Qëndrimi i PDK: