Duket se në kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani, etiketa protokollare merren shumë seriozisht.
Këshilltarja e saj, Donika Kadaj-Bujupi, i është përgjigjur nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas disa kritikave që kjo e fundit kishte drejtuar ndaj Presidentes në një emision televiziv mbrëmë, shkruan Insajderi.
Në reagimin e saj në Facebook, Kadaj-Bujupi nuk është ndalur vetëm te mbrojtja e Presidentes, por ka shprehur edhe pakënaqësi për mënyrën se si Bajrami iu drejtua Osmanit me emër e mbiemër, e jo me titullin “Presidente e Kosovës”.
Sipas Kadaj-Bujupit, kjo qasje është vetëm në mediat serbe.
“Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë, sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente – logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë. Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës…”, ka shkruar ajo.