
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu mbetet kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që të ndihmojë në zhbllokimin e punës së Kuvendit, duke theksuar se qytetarët presin formimin e një qeverie të re.
“Presim zhbllokim të Kuvendit. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme që votimin e hapur e refuzojnë, po ashtu edhe votimin e fshehtë,” deklaroi Basha.
Ai shtoi se VV-ja ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe ka dalë “faqebardhë” para qytetarëve.
Sipas tij, opozita është ajo që duhet të marrë hapin e radhës për të tejkaluar ngërçin institucional.
“Me Kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë jona. S’besoj që znj. Haxhiu është problemi. Ata janë futur në një rrugë pa krye. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë,” përfundoi ai.