×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dimal Basha del qesharak në videon e PSD’së, ja çfarë përgjigje jep për “Zajednicën”

    Insajderi
    27 February 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka takuar në sheshin e Prishtinës deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashën, si dhe e ka pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Në videon që ka shpërndarë Krasniqi, Basha thotë i buzëqeshur “Ja more çfarë!”,  kur pyetet nëse po i vjen marre për themelimin e “Zajednicës”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Basha duket se i ka dhënë përgjigje me ironi Krasniqit.

    Frashër Krasniqi: Përshëndetje, qysh jeni deputetët e Zajednicës, çka po na thuni, a doni me e bë qat Zajednicë a jo?

    Dimal Basha: Hajt bre se i bajna krejt na!

    Frashër Krasniqi: A i boni krejt a?

    Dimal Basha: Krejt i bajmë!

    Frashër Krasniqi: Pse s’po ju kallëzoni edhe mbështetësve të VV’së që i bëni krejt? Kallëzom a po të vjen marre që je tu e bë Zajednicën?

    Dimal Basha: Ja more çfarë! /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark