Insajderi
Lajme

Dimal Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë

Insajderi
30 October 2025 - 15:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dimal Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka treguar arsyet për thirrjne e kësaj mbeldhje duke pranuar se është rasti i parë që mbledhja u bë pa u formuar Qeveria.

“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë por meqenëse ditën e diele nuk u votua qeveria atëherë unë marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirrë anëtarët e Kryesisë për të diskutuar këto çështje. E para ka qenë buxheti për RTK-në”.

“Kam takuar edhe sindikatën dhe bordin dhe sa për njohurin tuaj, drejtorit i skadon afati të premtën dhe RTK-ja është pa buxhet. Unë pas diskutimeve që kam pasë me ta si kryetar kuvendi ikam dhënë mbështetejne dhe formën e vetme për me ecë përpara është që ne si kryesi i formojmë grupet parlamentare, gjtihshtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare, i votojmë me një seancë dhe kam kërkuar që të votohen këto raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në. Unë e pata paramenduar që do të gjejë mirëkuptimin te anëtarët e kryesisë rrjedhimisht kam dashtë me bo kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, për me përfunduar themelimin  komisioneve dhe ato kanë mujt mënjëhere pas seancës me votu raportin e RTK-së” , tha ai.

Çështja e dytë ka qenë, diskutimi për buxhetin në tri komuna, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok dhe e treta ka qenë edhe buxheti vjetor i Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark