×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha i “rikthehet” profesionit të gazetarisë, kësaj radhe ia mbanë anën pushtetit- Interpreton deklaratat e e drejtorit të FMN’së

    Insajderi
    19 November 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili dikur me profesion ishte gazetar, ka ndarë dhe interpretuar deklarata të Alfred Kammer, drejtorit të Departamentit për Evropë të FMN’së.

    Shkëputja e këtyre deklaratave nga ana e Bashës është bërë në atë mënyrë që të vë në pah kinse arritjet e Qeverisë Kurti në ekonomi, shkruan Insajderi.

    Në një postim në ‘Facebook’, Basha ankohet se “disa media” s’kanë prodhuar tituj të balancuar lidhur me këtë intervistë, kurse sipas tij disa të tjera s’kanë raportuar hiç.

    Postimi i plotë:

    Pasi lexova intervistën me drejtorin e Departamentit për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, po i ndaj disa pjesë nga intervista e tij që me paaak pozitivitet disa media kanë mundur të prodhojnë tituj pak më të balancuar, duke mos harruar se disa tjera as NUK kanë raportuar fare!

    Sipas parashikimit të fundit të stafit të FMN-së, rritja në Kosovë pritet të jetë 41⁄4 për qind në vitin 2024 – një nga normat më të larta që po parashikojmë për çdo ekonomi evropiane!

    Përshpejtimi i rritjes dhe ngadalësimi i inflacionit në vitin 2024 e bëjnë të qartë se Kosova po ecën në drejtimin e duhur.

    Shpenzimet për investimet publike, të cilat janë në rritje që nga viti 2022, janë relativisht të larta sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo është pozitive, pasi që nevojat për infrastrukturë publike janë të mëdha në Kosovë.

    Rritja e pagës përmes rregullimeve të koeficienteve do të rezultojë në një rritje absolute të barabartë midis punonjësve, duke rezultuar në ndryshime progresive – ata që janë në fund të shkallës së pagave do të shohin një rritje përqindjeje më të lartë se ato në krye. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark