×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dimal Basha që doli kundër sindikalistëve – pos pagës mori edhe 4500 euro shtesa nga Parlamenti

    Insajderi
    02 September 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për gjysmë viti nga buxheti i Kuvendit të Republikës, Dimal Basha që doli kundër sindikalistëve ka marrë 9 mijë e 282 euro paga plus 4 mijë e 573 euro shtesa – do të thotë gjithsej 13 mijë e 855 euro.

    Gazeta Insajderi

    Dimal Basha, deputeti i Albin Kurtit, pos pagës bazë që e ka hiç më pak se 1 mijë e 547 euro, ka marrë edhe 4 mijë e 573 euro të tjera shtesa nga Kuvendi.

    Për gjashtë muaj ai ka marrë 3 mijë e 240 euro për pjësemarrjen në seanca, komisione, dhe për shpenzimet e rrugës, dhe 1 mijë e 333 euro për mëditje jashtë vendit dhe akomodim.

    Që i bie se për gjysmë viti nga buxheti i Kuvendit të Republikës, Basha i ka marrë 9 mijë e 282 euro paga plus 4 mijë e 573 euro shtesa – do të thotë gjithsej 13 mijë e 855 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Po, deputeti Basha, dje një një shkrim të gjatë ua përllogariste pagesat mësuesve, njëjtë siç bëri Gazeta Insajderi sonte me të.

    “A qëndrojnë mësuesit më keq se të tjerë? Ja disa numra rreth pagave që marrin sot. Mësuesit i marrin mesatarisht 440 euro në muaj, dhe orarin e plotë e kanë mesatarisht 20 orë në javë. Në anën tjetër, mjekët marrin mesatarisht 610 euro për 40 orë punë në javë. Kjo përkthehet se mësuesi paguget mesatarisht 5 euro për çdo orë pune, derisa mjeku merr vetëm 3.5 euro!. Si atëherë na qenka urgjente kërkesa e Rrahman Jasharit për mësues me e rëndësishme se kërkesat e mjekëve, të cilët punojnë në kushte edhe më të rënda? Pra ka nevojë për Ligjin e Pagave, por urgjenca e Rrahman Jasharit është e paarsyeshme dhe del të jetë vetëm shantazh”, thotë një pjesë e shkurtër e shkrimit të deputetit ferizajas.

    Pavarësisht që doli kundër grveës së sindikalistëve, Basha edhe sot nuk e di se kush e ka organizuar atë.

    Mendon se e njëjta është organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, dhe jo nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës.

    “Për me kuptu kush udhëheq me SBASHK-un dhe pse janë shantazhues dhe të paskrupulltë, vetëm lexone kërkesën e zavendësit, Ymer Ymeri, i cili publikisht deklaron, “nëse Kryeministri e rritë pagën pë 50%, të gjithë do të jemi me të”, shkruan Basha, i cili nuk e di se SBASHK-u udhëhiqet nga Rrahman Jasharaj, ndonëse e ka përmendur në shkrim, shkrim ky që nga dje vazhdon të jetë i paedituar në profilin zyrtar të deputetit të Albin Kurtit.

    Shkrimi i tij i plotë:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark