Insajderi
Lajme

“Dimër” në mes të verës? Parashikimi i motit për sot

Insajderi
24 July 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dimër” në mes të verës? Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të premten, një tjetër masë e ftohtë dhe e fuqishme me origjinë polare, e shoqëruar me masa të lagështa ajrore, do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtra. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, ndërsa vende-vende priten rrebeshe të izoluara, me mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu, herë pas here dhe lokalisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19°C. Si pasojë e këtyre vlerave të ulëta dhe kushteve atmosferike, moti do t’i ngjajë më shumë një vjeshte tipike, ndonëse jemi në kulmin e verës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark