×
  • Showbiz
  • Show

    Diola Dosti e Erolld Belegu po bëhen prindër?

    Insajderi
    18 December 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një foto të fundit, e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Diola Dosti shfaqet pranë partnerit të saj, Erolld Belegu. Dyshja duket në harmoni të plotë, teksa pozojnë buzë një dekorate festive, me Diolën të veshur në të bardha dhe me një zemër të kuqe që tërheq vëmendjen.

    Ajo që ka ngritur dyshime në publik është silueta e saj elegante, por një detaj delikat që ka bërë ndjekësit të aludojnë për një shtatzëni të mundshme. Edhe pse deri tani çifti nuk ka konfirmuar asnjë lajm, ndjekësit janë të bindur se çifti shumë shpejt mund të ketë një gëzim të ri në jetë.

    Kujtojmë se Diola dhe Erolldi janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, duke shfaqur herë pas here detaje nga jeta e tyre private.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark