×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati serb: Është i mundur kthimi i Kurtit në pushtet

    Insajderi
    05 November 2020 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomati serb Zoran Millivojeviq parashikon se “aktakuzat kundër udhëheqësve të UÇK-së do të prodhojë tensione të reja politike në Kosovë dhe se është e mundur që në rastin e zgjedhjeve të reja, Vetëvendosja e Albin Kurtit të kthehet në pushtet”, me çka, siç pretendon ai, “do të pasojë një periudhë krize dhe nuk do të mund të vazhdohet me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.

    Millivojeviq beson se konfirmimi i aktakuzave, së pari kundër Jakup Krasniqit, dhe pastaj kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseljit, është “një lajm i mirë” sepse, siç deklaron ai, “kjo konfirmon se është arritur një konsensus në disa qendra të pushtetit që gjykata duhet të funksionojë dhe se prokuroria ka argumente të mjaftueshme për t’i vënë ato aktakuza në fuqi”.

    “Për ne kjo është politikisht e rëndësishme  sepse tregon se ka pasur një ndryshim të qëndrimit në disa qendra të pushtetit në Perëndim”. Këtu së pari, unë kam parasysh Uashingtonin dhe kjo është një pasojë e procesit që administrata amerikane ka filluar muajt e fundit, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka pretenduar Millivojeviq për Kosovo Online.

    Sidoqoftë, ai vlerëson se situata në Prishtinë tani është e re, e cila, siç deklaron ai, “do të prodhojë tensione të reja politike” sepse, pas dorëheqjes së Thaçit, hapet çështja e presidentit.

    “Një rrugë janë zgjedhjet, ndërsa tjetra është që ky ekip të vazhdojë të funksionojë, me atë që qeveria të ketë gjithçka në dorë, dhe kjo do të nënkuptojë se në Perëndim, i cili ka ndikimin kryesor në Prishtinë, është vendosur që të mbahet kjo qeveri për të mos hyrë në rrezik të zgjedhjeve të reja, por për të mundësuar vazhdimin e procesit të negociatave “, pretendon Millivojeviq.

    Nëse ndodhin zgjedhje të reja, ai beson se në atë rast, të gjitha opsionet janë të hapura.

    “Kjo krijon mundësnëi që Vetëvendosja të kthehet në pushtet. Disa nga pikëpamjet që ata mbështesin nuk u përshtaten as disa qendrave perëndimore. Do të hynim në një periudhë krize dhe dialogu nuk do të mund të vazhdojë”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se tani interesat e disa politikanëve dhe strukturave politike vijnë në pah, kur bëhet fjalë për pozicionin e presidentit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, funksioni i presidentit do të kryhet nga kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, por Millojeviq beson se “ajo nuk ka mbështetjen e partive politike në pushtet, veçanërisht të LDK-së, për shkak të lidhjes së saj me Vetëvendosjen”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark