Disa mënyra se si kosovarët mund të ndihmojnë banorët e Alepos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa mënyra se si kosovarët mund të ndihmojnë banorët e Alepos

    Insajderi
    14 December 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat e qeverisë siriane janë duke tentuar që të rimarrin edhe zonat e fundit të kontrolluara nga rebelët, ndërsa banorët e këtij vendi janë në një rrezik për jetën.

    Katastrofa humanitare – që është duke vazhduar tash e disa muaj – është përkeqësuar në disa ditët e fundit.

    Banorët e Alepos, të mbetur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve, kanë dërguar mesazhe përmes rrjeteve sociale duke kërkuar ndihmë.

    Edhe qytetarët e Kosovës mund të bëhen pjesë e shumë vendeve të botës në përkrahje të këtyre banorëve.

    Një shembull se si mund të ndihmohet është përmes dhënie së donacioneve për Helmetat e Bardha.

    Helmetat e Bardha janë krijuar nga Raed Al-Saleh, dhe është një grup vendas i kërkim-shpëtimit që operon në zonat e kontrolluara prej rebelëve, përfshirë edhe Alepon.

    Deri më tani, ata kanë shpëtuar mijëra njerëz, duke nxjerrë viktima nga rrënoja, mbledhur mjete financiare, parkrahur familjet që kanë humbur të afërm në konflikt.

    Disa kritikë të kësaj organizate thonë se grupi fshihet pas një misioni politik por në këtë kohë, ata janë duke shpëtuar jetë, dhe në kohë krizash, asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme.

    Donacion mundet të dhurohet edhe për Doctors Without Borders (Mjekët Pa Kufij).  Ata janë ende aktiv në shumë zona duke dhënë ndihmë për banorët e lënduar, shkruan upworthy.com

    Po ashtu, para mund të dhurohen edhe për organizatën Save the Children (Shpëto Fëmijët), organizatë që merret me fëmijë të zhvendosur dhe familje të prekura nga konfliktet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark