Disa mënyra se si mund të menaxhosh ankthin nga mungesa e parave - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Disa mënyra se si mund të menaxhosh ankthin nga mungesa e parave

    Insajderi
    22 April 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një kohë kur të gjithë po ankohen për problematika të ndryshme ekonomike nga qiratë e larta e çmimet e ushqimeve, psikologët tregojnë disa këshilla që duhet t’i kesh parasysh për të gjetur pak rehati në situata dhe kohë të vështira kur pasiguritë ekonomike rriten.

    Përqendrohu tek ajo që ke, jo tek ajo që nuk ke (por e dëshiron): Sa i herë i ke vendosur vetes qëllime të caktuara dhe kur nuk i ke arritur në kohë ke përfunduar në gjendje paniku ose zhgënjimi. Psikologët sugjerojnë të fillosh me gjërat bazike dhe të kujtosh gjithçka ke aktualisht, pa menduar shumë për ato që nuk i ke arritur akoma.

    Eduko veten: Përdor njohuritë që ke mbi financat që të ndihmosh veten në ditë të vështira. Nëse nuk ke, konsultohu me dikë që ka njohuri.

    Ndrysho mënyrën se si flet për paratë: Nuk thonë kot se fjalët dhe mënyra si manifeston gjithçka në jetën tënde ndikon në rrjedhën që merr e ardhmja. Sugjerojmë të ndalosh përdorimin e gjuhës negative për të ndihmuar ankthin që i shkakton vetes.

    Kupto ku i shpenzon paratë: Hapi i parë i kursimit është të dish me detaje ku po shpenzon çdo qindarkë, që të shmangësh çdo harxhim parash të panevojshëm dhe të dish nga t’ia nisësh kur je në vështirësi.

    Besoji instinkti: Nëse je ne market duke blerë diçka dhe instinkti po të ndalon, dëgjoje. Ai nuk nuk gabon asnjëherë dhe me siguri do dalësh me ca para më shumë nga dyqani.

    Mos e mbaj mendjen te gabimet e së shkuarës: E dimë që ke harxhuar kot në momente të caktuara, por nuk është e nevojshme, e as nuk të ndihmon të qëndrosh pas në kohë dhe të mendosh për gjithë gjërat që mund të kishin shkuar ndryshe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark