Edhe pse Tirana është “zemra” e Luanës, duket se dashuria për të partneren e ka shtyrë edhe Krenarin që shumë nga bizneset që ka ti shtrijë edhe në kryeqytetin shqiptar.
Gjërat në jetën e Luana Vjollcës janë bërë serioze. Disa javë pasi mediat rozë hodhën dritë mbi planet për dasmë, tashmë një tjetër informacion vjen nga Prishtina. “Prive” shkruan se Luana dhe partneri i saj, biznesmeni Krenar Çoçaj kanë vendosur të blejnë një apartament luksoz në Prishtinë.
Shtëpia ndodhet në lagjen Arbëria me një pamje fantastike të kryeqytetit dhe me një sipërfaqe jo të vogël.
Edhe pse Tirana është “zemra” e Luanës, duket se dashuria për të partneren e ka shtyrë edhe Krenarin që shumë nga bizneset që ka ti shtrijë edhe në kryeqytetin shqiptar.
Ndërkohë që dy javë më parë, “Balkanweb” raportoi se Luana dhe Krenari janë gati të martohen. Dasma që besohet se do të jetë tejet private do të zhvillohet në muajin shtator, ndaj ditëlindja e 30-të për Luanën do të thotë shumë.