Insajderi
Biznes

Veturat që e bëjnë Britaninë të famshme

Insajderi
14 March 2016 - 19:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediumi më i njohur britanik, BBC, ka bërë një përmbledhje të veturave më tipike që e karakterizojnë industrinë e veturave të Britanisë së Madhe.

Disa nga to nuk vazhdojnë të prodhohen, derisa të tjerat kanë trashëguar klasin e veturave të vjetra, vetëm se kanë shtuar sigurinë, shpejtësinë e luksin.

The Ambassadors janë markë britanike e makinave të cilat me stilin e tyre  i përshtaten vendit nga vijnë. Këto makina kombinojnë kolltukët e lëkurës dhe e veshur me material druri të cilët i kanë sjellë inxhinierët e kësaj makine.

Aston Martin DB5 DB5 është makinë e markës Aston Martin, e përdorur nga James Bond në njërin prej realizimeve filmike të serive të James Bond.

Nuk mund të gjesh veturë më britanike se sa Phantom VI, e cila debutoi në vitin 1968 dhe qëndroi në katalogjet e Rolls-Royce deri në vitin 1990.  Phantom VI – i qetë,  I butë, luksoz dhe ekskluziv i ka pasur të gjitha këto dhe jo vetëm.  Kompania kishte prodhuar vetëm 374 të tillë.

Kompania e veturave Morgan ka qenë në pronësi të një familje që nga viti 1909, në kohën kur Harry Morgan e promovou Cyclear-in e tij me tre rrotësh. 

Mini kishte lindur si nevojë për vetura që kanë shpenzime të vogla dhe debutoi në vitet 1950-ta. 

Kjo vetura ka qenë e shpejtë, dhe përgjatë viteve e ka rritur dukshëm shpejtësinë. 

 

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark