Diskualifikohet kënga që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës, pothuajse asnjë serb nuk doli në protestë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Diskualifikohet kënga që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës, pothuajse asnjë serb nuk doli në protestë

    Insajderi
    11 March 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse u lajmërua shumë në rrjetet sociale, protesta në mbështetje të Breskvicës ditën e shtunë pësoi një dështim të plotë. Para godinës së RTS-së dolën vetëm pesë persona.

    Duke hyrë në oborr do të shihje vetëm ekipe gazetareske, të cilat ishin të pranishme edhe në këtë “protestë”, ndërsa mbështetja e pritshme dhe e paralajmëruar e qytetarëve thuajse nuk ekzistonte.

    Një nga pjesëmarrësit e këtij tubimi ishte i rrethuar nga ekipe të shtypit. Ai gjatë prezantimit të tij deklaroi se Serbia duhet të përfaqësohet me një këngë që do t’i tregojë botës se “Kosova është serbe”.

    Dikush nga RTS e ka ndaluar që kënga të quhet Njijezdo Kosova, është ndikime të huaja, të huajt duan të na e marrin Kosovën, prandaj duhet mvrojtur Breskvicën, që t’i thotë gjithë botës se Kosova është serbe. Kënga është e bukur, ka motive etnike, prandaj duhet të na përfaqësojë ne në Eurovision”, tha pjesëmarrësja.

    Pas finales së zgjedhjeve për përfaqësuesen serbe në Eurovizion është ngritur shumë pluhur, pasi një pjesë e qytetarëve, të pakënaqur me rezultatin e votimit dhe këngën fituese “Ramonda” të realizuar nga Teya Dora, kanë bërë të ditur se ata do të protestonin para ndërtesës së RTS-së në mbështetje të Angjela Ignjatoviq Breskvica të vendit të dytë dhe “Foleja e shqiponjës”.

    Serbia tentoi të dërgojë në Eurovision një këngë me mesazh politik dhe që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.

    Kënga “Gnezdo orlovo” (Foleja e Shqiponjës) e interpretuar nga Breskvica është duke garuar për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision 2024.

    Në tekstin e kësaj këngë bëhet thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ndonëse jo drejtpërdrejtë por në tekst fshihet ky mesazh.

    “Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj (Kuptimi: shqiptarët).

    Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës” (Kuptimi: Kosova)

    “Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”. Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri (Kuptimi: Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë).

    Nga faqja e Eurovison Kosova bëhet thirrje që të angazhohemi të gjithë për të mos lejuar që kjo këngë të shkoj në Eurovision.

    Më poshtë teksti i këngës në gjuhën shqipe:

    Foleja e shqiponjës

    Pranvera solli diellin

    Mbi kodër, gjithçka lulëzoi

    Një mollë mbin në fushë

    E papjekura ra nga dega me një rënkim të fortë

    Refreni

    Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj

    Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës

    Mëngjes zgjuar, nata është e lodhur

    Mollë në bar e trishtuar e zymtë

    Lulëzon përsëri, zë rrënjë

    Dhe sapo hodhi një sy diellit, u shfaq një hije e madhe

    Refreni

    Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj

    Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës

    Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”

    Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri

    Dashuria ime, dashuria ime, do të jetë përsëri e ndritshme

    Dashuria ime, dashuria ime, gjithçka do të përfundojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark