×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Diskutime të gjata”- Lajçak flet pas takimit me Kurtin dhe Bislimin

    Insajderi
    30 January 2024 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë diskutuar gjatë mbi progresin e marrëdhënieve mes dy shteteve me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

    Lajçak deklaroi kështu për media pas përfundimit të takimit, duke shtuar se s’është bërë progres i madh vitin e kaluar në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka përkujtuar se BE’ja do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare në qershor dhe ato presidenciale gjatë këtij viti, andaj pret rezultat nga Kosova dhe Serbia deri atëherë.

    “Ka pasur pak progres në tablonë e madhe, në procesin e normalizimit. Ne nuk duhet të pyesim veten se si t’ia bëjmë , pyetja është kur. Nëse më pyesin mua, pa vonesë, sa më shpejt të jetë e mundur. Ne patëm një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti dhe z. Bislimi dhe tani sigurisht që do ta analizojmë atë që kam dëgjuar dhe do të informoj liderët e mi”, deklaroi Lajçak.

    Ai ka folur lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, i cili tha se është përmendur dje në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se BE kërkon që Serbia të ndërmarrë ndëshkime ndaj agresorëve.

    Emisari Lajçak përmendi shkurtazi edhe çështjen e vendimit të BQK’së për binarin, pa dhënë ndonjë koment. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark