Diskutimet mbi formimin e qeverisë, Konjufca i quan "pompoze" kërkesat e disa deputetëve të pakicave jo-serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diskutimet mbi formimin e qeverisë, Konjufca i quan “pompoze” kërkesat e disa deputetëve të pakicave jo-serbe

    Insajderi
    08 April 2025 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka quajtur pompoze kërkesat e disa deputetëve të komunitetit joshumicë, duke thënë se duhet bërë dallimi mes “kërkesave, nevojave dhe kushtëzimeve”.

    Konjufca ka thënë kësisoj, se “Kosova nuk i pranon kushtëzimet”. Ai këtë e ka deklaruar në një intervistë në Tëvë1.

    Sipas tij të gjitha ato kërkesa të cilat në vlerësimin e tyre dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues do të jenë të papranueshme.

    Mendoj që komunitetet jo shumicë do të jenë pjesë e qeverisjes. Disa prej tyre kanë pasur kërkesa të ndryshme, por unë mendoj që duhet të bëjmë dallimin mes kërkesave, nevojave edhe kushtëzimeve. Kosova nuk i pranon kushtëzimet. Të gjitha ato që shprehen si kërkesa nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të komuniteteve të cilat në vlerësimin tonë dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues për neve do të jenë të pamundshme, për të mos thënë të papranueshme.

    Prandaj ajo ku synojmë është që duke i respektuar interesat dhe të drejtat e tyre që i kanë por gjithmonë me një përpjekje për të ofruar edhe një program që i avancon arritjet e tyre ne do të ulemi dhe të bisedojmë me ta, por jo mbi bazën e ndonjë principi i cili për përfitime të momentit apo me kërkesa pompoze të vendoset qeveria në një pozicion të papërshtatshëm siç po i shoh ndonjë kërkesë prej këtyre përfaqësuesve të komuniteteve”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark