×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Diskutohet tema e ndjeshme e Asociaionit, Kica-Xhelili merret me “screenshots” dhe me komente në faqe satirike

    Insajderi
    02 February 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar që statuset e deputetëve të Vetëvendosje për Asociacionin të bëhen “screenshots”.

    Kërkesa e saj është publikuar ne një faqe satirike në Instagram. Përpos statusit të saj, deputetja që kaloi nga pozita në opozitë ka gjetur kohë të komentoj edhe në këtë faqe teksa në vend po diskutohet tema e ndjeshme e Asociacionit.

    Ndërsa, në Facebook deputetja ka shkruar:

    “Ju lus të filloni me screenshots të statuseve të deputetëve të VV që bien në kundërshtim të PLOTË me fjalimin e sotëm të kryeministrit lidhur me Asociacionin”, ka shkruar deputetja në Facebook. “Do të na duhen gjatë moralizimeve të ardhshme”.

    Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka pasur debat të ashpër në mes kryeministrit Kurti dhe opozitës rreth Asociacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark