Insajderi
Show

“Dissi me Eglin”, Fifi shpërthen ndaj kritikave: Nuk jam tiktokere…

Insajderi
25 May 2025 - 21:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dissi me Eglin”, Fifi shpërthen ndaj kritikave: Nuk jam tiktokere…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ndaj komenteve dhe zhgënjimeve të shumta që ka marrë së fundmi, shumica prej tyre nga llogari false.

Ajo thekson se lëvizjet e saj nuk duhet të paragjykohen, pasi aktualisht është përfshirë në projekte muzikore jo vetëm si artiste, por edhe si producente.

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shkruan ajo.

Fifi bën të ditur se po punon me Eglin për të sjellë muzikë cilësore dhe për ta rikthyer në skenë siç e meriton. Ajo thekson se nuk po synon ta shfaq si influencuese apo tiktoker-e, por si një artiste e vërtetë.

“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shton Fifi, duke lavdëruar punën e ekipit që qëndron pas Eglit dhe duke e përshkruar atë si një ekip gjigand me pasion për muzikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark