Ka nisur dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.
Protestuesit në Tiranë kanë nisur marshimin nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe lirimin e të arrestuarëve.
Thirrjes për protestë i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, ndërsa situata paraqitet e qetë.
“Jo politikë, jo politikë”, dëgjohet të thotë turma e mbledhur në sheshin Skëndërbej.