×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dita Botërore e Lirisë së Shtypit – AGK kërkon që gjyqësori t’i trajtojë rastet e tyre, këtë vit u sulmuan 11 gazetarë

    Insajderi
    03 May 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, i është drejtuar sistemit të drejtësisë me një kërkesë, përkatësisht prokurorëve dhe gjyqtarëve, që t’i trajtojnë me seriozitet me të madh rastet e dhunës së gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

    Siç ka bërë të ditur kryetari i AGK-së, Xhemajl Xhema, në pesë vitet e fundit janë regjistruar 120 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, e vetëm këtë vit 11 sosh.

    “Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve kërkon reagim urgjent dhe adekuat nga ana e sistemit të drejtësisë”.

    Ai ka thënë se AGK-ja e vlerëson miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, i cili parasheh që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor.

    “Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmuesve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet e ulëta”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark