Dita e fundit për formimin e qeverisë në Maqedoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e fundit për formimin e qeverisë në Maqedoni

    Insajderi
    29 January 2017 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mandatari Nikolla Gruevski, njëherësh edhe kryetar i OBRM-PDUKM-së parti e cila në zgjedhjet e fundit fitoi 51 mandate, sot e ka afatin e fundit për të formuar shumicën parlamentare me të cilën do të votonte përbërjen e re qeveritare.

    Nga ajo që dihet zyrtarisht, Nikolla Gruevski, ka realizuar vetëm një takim me kandidatin potencial për Qeverinë e re, Ali Ahmetin, dhe siç thonë të dytë, takimi ka qenë në frymën e analizës së rezultateve zgjedhore dhe nuk është biseduar për Qeverinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

    BDI-ja tashmë për dy ditë me radhë po zhvillon takime brenda partiake për të vendosur se a do bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, por akoma nuk kanë arritur të nxjerrin një vendim përfundimtar.

    Jo zyrtarisht mësohet se ditën e djeshme disa nënkryetarë të BDI-së kanë biseduar edhe me LSDM-në, ndërsa pritet që mbledhje brenda BDI-së të vazhdojë edhe sot.

    Ndryshe, nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin të krijojë shumicë parlamentare, sipas Kushtetutës së Maqedonisë presidenti duhet që mandatin t’ia dorëzojë partisë së dytë me më shumë mandate nga zgjedhjet e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark